Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Ofendonin dhe tallnin lojtarët, Arsenal pezullon dy trajnerë…

Arsenal ka pezulluar dy trajnerë nga akademia e klubit, Steve Gatting dhe Carl Laraman, pasi akuzohen për “bulizëm.”

“Topçinjtë” kanë marrë këtë vendim pasi u njohën me disa akuza nga futbollistët e klubit në lidhje me dy trajnerët.

Një zëdhënës për shtyp i Arsenal deklaroi: “Ne kemi pezulluar dy trajnerët dhe kemi nisur një hetim ndaj tyre pas ankesave të futbollistëve. Ky pezullim mund të kthehet në përjashtim nëse akuzat vërtetohen.”

Gatting dhe Laraman kanë qenë trajnerët e ekipit U-23. Ata u pezulluan vetëm pak ditë para finales së Kupës Ndërkombëtare U-23 kundër Portos.

Teorikisht ata janë tallur, kanë përdorur një fjalor të turpshëm dhe kanë ofenduar futbollistët e rinj të Arsenal.

Related posts

KA BËRË NJË GJEST ADMIRIMI/ Nga Shqipëria në Zvicër për një FOTO me…

Delo.autor

SKËNDERBEU VENDOS TRAJNERIN E RI/ Ja kush është zëvendësuesi i Dajës te korçarët

Delo.autor

LIVE/ Meksika dënon veten dhe pëson golin e tretë, Suedia kalon për më tej (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment