Futboll Sport

Legjenda Pele shumë i mërzitur që Dani Alvesin do të humbas Botërorin

Pele është i mërzitur për Dani Alvesin që do ta humbasë Kupën e Botës pas një dëmtimi të ligamenteve e që do t’i duhet t’i operojë. Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës në Rusi. Ai dëmtoi ligamentet në finale të Kupës së Francës me Paris Saint Germainin dhe Federata e Futbollit të Brazilit tani ka bërë të ditur se lojtari duhet patjetër të operohet.

Ai pritet të jetë jashtë fushës së paku 6 muaj.Legjenda e Brazilit, Pele, është shumë i mërzitur që Alves do të mungojë në Kupën e Botës.Pele shkoi në Botëror më 1958 – ku fitoi të parin trofe nga tre herë që ka triumfuar – me lëndim dhe gjithashtu ishte i dëmtuar në Botërorin 1966 në Angli dhe e di më së miri si është të dëmtohesh para evenimenteve të tilla.

“Jam shumë i zhgënjyer që po e dëgjoj këtë”, shkroi 77 vjeçari në Twitter. “Futbollistët e urrejnë të mungojnë në ndeshje, por unë e di nga përvoja se të mungosh në Kupën e Botës është ndjenja më e keqe”.

Related posts

Franca, zbulohet festa e ÇMENDUR deri në orën 3 të mëngjesit…

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Spektakël në “Kazan Arena” Argjentina shënon golin e tretë ndaj Francës

Sadik.Autor

LARGOHET NË FORMË HUAZIMI/ Portieri i Juventus drejt transferimit tek klubi francez… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment