Futboll Premier League Sport

Klopp: Liverpooli duhet ta fitojë Championsin kundër Realit për të bër historinë

Klopp e do me çdo kusht Ligën e Kampionëve, trofe që mendon se do ta ndryshojë për të mirë atmosferën në klub. Jurgen Klopp iu ka thënë lojtarëve të tij se mund të mbahen mend për 500 vjet nëse Liverpooli e fiton finalen e Champions League kundër Real Madridit.

Liverpooli e Reali do të përballen mes vete me 26 maj në Kiev, ku “Të Kuqtë” e kërkojnë trofeun e gjashtë në histori, kurse “Los Blancos” të tretin me radhe e të 13-tin në histori.

“Synimi jonë që nga fillimi i edicionit ka qenë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. Nëse dikush do të më kishte thënë në fillim të sezonit se në ndeshjen e fundit gjithçka do të varet nga vet ju, do të kisha thënë ‘ok, e pranoj’”, u shpreh Klopp, para ndeshjes me Brighton & Hove Albion, e fundit për këtë sezon, ku ka edhe mundësi të sigurojë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

“Real Madrid? Në këtë moment nuk po mendoj për finalen e Ligës së Kampionëve. Jemi duke menduar për ndeshjen e nesërme, të fitojmë këtë ndeshje dhe të sigurohemi se do të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe më pas kemi dy javë për t’u përgatitur për finalen”.

“Që të mbahemi mend në 500 vitet e ardhshme, duhet të fitojmë finalen në Kiev”, shtoi mes tjerash Klopp.

Related posts

MUND TË THIRRET PËR KUPËN E BOTËS…/ Barcelona ka një DËSHIRË për Ansu Fatin

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PORTUGALISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Low: Shtuam një ingranazh për të krijuar më shumë raste

Delo.autor

RIKTHEHET BASKETBOLLISTI PAS 7 VITESH/ Flet Dwight Howard: Me mua në ekip, LeBron James fiton titullin me Lakers

Delo.autor

Leave a Comment