Futboll La Liga Sport

Nuk është momenti për shaka! Tifozët tërbohen me Griezmann

Tifozët e Atletico Madrid janë nxehur keq me Antoine Griezmann pasi sulmuesi francez tha me shaka që kishte më shumë preison kur shihte kalin e tij në gara se sa të godiste një penallti në finalen e Champions League.

Ylli i skuadrës, i cili është gjithnjë e më shumë në qendër të lajmeve që e shohin te Barcelona nga viti i ardhshëm, humbi një penallti në finalen e vitit 2016 kundër rivalëve më të mëdhenj, Real Madrid. 27-vjeçari ishte i pranishëm në hipodromin “Lyon-Parilly” për të ndjekur pelën e tij, “Princeshën”, në garën e parë, ku mbajti numrin 7 në shalë, pikërisht siç e mban pronari i saj në fushën e futbollit.

Pas garës, ku pela i tij doli e trete, Griezmann tha: “Jam i lumtur që e pashë të renditej në trshen më të mirë, jam shumë krenar për të. U ndjeva nën presion, ishte më keq se sa kur gjuan një penallti në finalen e Champions League”. Edhe pse francezi e bëri këtë batutë duke qeshur, tifozët nuk e përtypën mirë. Në rrjetet sociale ata e quajtën atë dështak dhe mashtrues, ndërsa një tjetër e cilësoi si kloun.

Francezi ka realizuar 27 gola deri tani këtë sezon dhe ka 12 asiste, por Atletico nuk arriti të ishte pretendente serioze për titullin kampion në Spanjë. Skuadra e Diego Simeones është në finalen e Europa League, ku do të përballet të mërkurën me Marseille.

Verën e kaluar, Griezmann ishte më pranë Manchester United, por tani duket se do të transferohet në “Camp Nou”. Edhe pse ai ka një klauzolë largimi prej 200 milionë eurosh, që nga 1 korriku ajo zbret në 100 milionë euro. Në Spanjë pretendojnë se kalimi është vulosur që në dhjetor, kur vetë lojtari informoi trajnerin për vendimin e tij pas një takimi me presidentin e Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu. Madje Atletico lëshoi një deklaratë duke dënuar “sjelljen e pahijshme” të klubit katalanas.

Related posts

E MASAKROI NË STËRVITJE/ Ibra: Pasi e GODITA me kokë, filloi të LUTEJ DUKE QARË

Isa.Autor

DY NDESHJE TË MBETURA NË PREMIER/ Ish-portieri i “Djajve të Kuq”: Për sa kohë të jem gjallë, Liverpooli…

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHMEN E HAZARDIT/ Sarri: Respektoj vendimin e tij, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment