Futboll Ligue 1 Sport

Neymar: S’kthehet, më në Paris pas Botërorit!

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar u ka thënë bashkëlojtarëve se nuk do të rikthehet në klub pas Kupës së Botës, që zhvillohet muajin ardhshëm në Rusi.

Anësori, i cili nuk ka luajtur që prej shkurtit për shkak të lëndimit në shputë dhe nyje të këmbës së djathtë, lidhet ngushtë me një largim nga PSG-ja, me Real Madridin që citohet si destinacioni i tij i mundshëm.

Po ashtu, ka pasur edhe pohime se ai mund të kthehet në Barcelonë.

Vitin e kaluar Neymari iu bashkua PSG-së nga Barcelona për një shumë rekord botëror prej 222 milionë euro, por tani braziliani ka për qëllim të largohet nga kryeqyteti francez, raporton AS.

PSG-së i kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni – ajo në shtëpi kundër Rennes të shtunën mbrëma deh ndaj Cannes javën e ardhshme – dhe, duke marrë parasysh mungesën e kondicionit, ka mundësi që Neymar tashmë e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin.

Related posts

Chelsea fiton garën me United, City dhe Bayern për talentin holandez

Sadik.Autor

Sidibe i përzgjedhuri i Atletico Madrid për të blinduar mbrojtjen

Sadik.Autor

Edhe Manchester City hyn në garë për Martinezin

Q.Autor

Leave a Comment