Futboll La Liga Sport

Mourinho dhe Klopp në garë për një madrilen

Trajneri i Manchester United Jose Mouriho është futur në garë me homologun e tij te Liverpool për të marrë yllin e ri të Real Madrid, Lucas Vazquez. Skuadrat e Premier League po bëhen gati për shpenzime të mëdha menjëherë sapo të fillojë merkato verore, por të paktën në ktë rast, mediet nga Spanja raportojnë se “Djajtë e Kuq” janë në avantazh pavarësisht interesimit të madh nga Liverpool.

Mourinho është i dashuruar me lojtarët sulmues që kanë aftësi të mira mbrojtëse dhe paraqitjet e Vazquez si mbrojtës krahu në gjysmëfinalet e Champions League kundër Bayern kanë bërë që të bindet për të bërë një ofertë për lojtarin. Ai do të ishte gjithashtu një alternativë e mirë për sulmin, që këtë sezon ka qenë shumë i varur nga Romelu Lukaku.

Pas humbjes së javës së kaluar 1-0 kundër Brighton, Mourinho kritikoi ashpër Marcus Rashford dhe Anthony Martial për nivelin e dobët që treguan. Megjithatë mbetet për t’u parë sa i gatshëm do të jetë Vazquez për të lënë Madridin, një ambient që thotë se e dashuron, për t’u transferuar në Manchester.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja çfarë ndodhi pak minuta para firmës së De Jong

Delo.autor

Guardiola i dashuruar me De Bruyne/ Ai është futbollisti që i bën të gjitha…

Sadik.Autor

SHKËLQEN ME FANELLËN E REAL MADRID/ “Gardiani” Coutois rigjen ritmin fantastik

Delo.autor

Leave a Comment