Futboll Sport

Njihuni me arritjen historike të klubit turk Akhisarspor (VIDEO)

Ne kurrë nuk e kemi fshehur simpatinë që kemi për futbollin turk dhe sot duam t’ju flasim për një arritje historike që ka ndodhur këtë javë në Turqi. Këtë herë nuk do flasim për kampionatin, ku gara është ende e hapur dhe dy javë para përfundimit, janë 4 skuadra që luftojnë për titullin, por do flasim për Kupën e Turqisë. Ky edicion i Kupës u karakterizua nga disa ngjarje më se të habitshme, siç ishte ajo që ndodhi në gjysmëfinale midis Besiktas dhe Fenerbahce, në të cilën trajner i bardhezinjëve u godit në kokë nga një objekt i hedhur nga tribuna dhe për këtë aryse ndeshja u braktis.

Federata turke kishte vendosur që pjesa tjetër e ndeshjes duhej të përsëritej, por Besiktas, që kërkonte fitoren në tavolinë, refuzoi të luante dhe kështu më 3 maj, datë në të cilën ishte vendosur të riluhej ndeshja, federata i dha fitoren në tavolinë Fenerbahce-s, dhe vendosi për përjashtimin e Besiktas nga Kupa edhe për sezonin e ardhshëm. Fener e pa veten në finale, ku po e priste Akhisarspor, një ekip që po lufton për të mos rënë nga Süper Lig.

Siç ndodh shpesh në këto raste, megjithatë, ndeshja rezervon disa surpriza dhe pikërisht kjo gjë ndodhi, ku Akhisarspor arriti të fitojë në mënyrë të papritur Kupën duke triumfuar me rezultatin 3-2, në një ndeshje shumë të fortë. Golat e Lopes, Sissoko dhe Barbosa i dhanë mundësinë ekipit të drejtuar nga Okan Buruk(ish lojtar i Inter në vitet 2001-2004), të ngrinte trofeun për herë të parë në historinë e tyre.

Vitin e ardhshëm ekipi do të marrë pjesë, sipas rregullores, në Europa League, dhe bëhet fjalë gjithashtu për një debutim në arenën ndërkombëtare. Në fund të ndeshjes, ashtu sic pritej, festimet ishin fantastike me lojtarët që ndërprisnin intervistën trajnerit të tyre.

Related posts

U MBYLL KAMPINATI I SERIE A/ Njihuni me 11 lojtarët më të mirë të sezonit, jashtë formacionit… (FOTO)

Delo.autor

JANË TË DY NGA I NJËJTI VEND/ Tifozja seksi fton Halandin te Mançester Junajtid (FOTO)

F.autor

Pësoi dëmtim të frikshëm, Sane i rikthen buzëqeshjen Pep Guardiola-s

Q.Autor

Leave a Comment