Futboll La Liga

Chelsea i futet garës për Carrascon, Atletico i cakton çmimin

Mesfushori ofensivë belg Yanick Ferreira Carrasco pritet të largohet nga Atletico Madrid.Klubi spanjoll ka konfirmuar se lojtari do të lihet i lirë për tu larguar nëse vije një ofertë e mirë.

E në garë për anësorin këmbëshpejtë është futur kampioni aktual i Anglisë, Chelsea.

Sipas medieve angleze, Chelsea ka gati një ofertë prej 60 milionë eurove për transferimin e Carrascos sa po kërkon edhe Atletico Madrid..

Por për ta transferuar Carrascon në ‘Stamford Bridges’, klubi londinez duhet ta mposhtë konkurrencën e Bayernit.

Kampionët e Gjermanisë gjithashtu mbetën të interesuar për transferimin e Carrascos të cilin e shohin si zëvendësues adekuat të Riberys.

Carrasco iu bashkua Atletico Madridit dy vite më parë nga skuadra franceze Monaco.

Reprezentuesi belg ka një kontratë valide me klubin spanjoll deri në qershor të vitit 2020.

Related posts

MERR VENDIMIN/ Arbitroi finalen e Europianit, gjyqtari “milioner” i jep fund karrierës në futboll

Delo.autor

PREMIER/ Liverpool ngec në “Anfield”, Manchester City mposhtet nga Crystal Palace. Chelsea “arratiset” në krye

Delo.autor

Chelsea, Morata u përgjigjet tifozëve në Twitter

Q.Autor

Leave a Comment