Futboll Seria A Sport

SQARON TË ARDHMEN E MBROJTËSIT SHKODRAN Agjenti i Hysajt: Ja pse nuk u transferua tek Atletico

E ardhmja e Elseid Hysajt, është shndërruar në një telenovele që duket se nuk ka fund. Për të vendosur pikat mbi “I” ka menduar menaxheri i futbollistit shqiptar, Mario Xhufredi, i cili në një prononcim për “Radio Marte”, ka sqaruar situatën me mbrojtësin shkodran, teksa e shikon të ardhmen e tij larg Napolit.

Xhufredi ka folur edhe për negociatat me Atletikon e Madridit, që dështuan për shkak të ofertës të ulët të spanjollëve.

“Unë do të shkoj nesër në kampin e trajnimit të Napolit, për të diskutuar në lidhje me situatën e transferimit të Hysajt.

Futbollisti nuk ka gjasa të qëndrojë te Napoli dhe ne do të punojmë fort deri në fund të verës për ta çuar te një klub tjetër, sepse Napoli ka 5 anësorë krahu. Koha e tij këtu ka mbaruar.

Ai vjen nga një sezon aspak brilant dhe disa shifra të tregut të sotëm duhen rishikuar. Nuk dua të flas për çmimin e kartonit të tij, ajo pjesë i takon Napolit. Klubi duhet ta ketë të qartë që lojtari dihet të largohet, për të mos patur më shumë probleme në të ardhmen.

Atletiko Madrid e pëlqente, negociuam rreth një muaj, por oferta e spanjollëve ishte më e ulët se kërkesa e Napolit dhe Atletiko vendosi të investonte te Tripier. Ka klube të tjera në valle, por po presim të bëjnë një hap para”, u shpreh agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi.

Related posts

NGA DE LIGT TEK HARRY MAGUIRE/ Njihuni me 5 mbrojtësit më shtrenjtë në historinë e futbollit

Delo.autor

AKORDI LOCATELLI-JUVENTUS/ Telenovela drejt fundit të lumtur, ja detajet ekonomike dhe takimi vendimtar…

Delo.autor

SUPERIORJA NË TRE DITË/ Spikat Partizani-Teuta, zbulohet axhenda e javës së 10

Delo.autor

Leave a Comment