Bundesliga Futboll Sport

Bayern surprizon,100 milionë euro për lojtarin e Barcelonës

Gjiganti gjerman, Bayern Munich kërkon të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele. Francezi u transferua te Barcelona, gjatë merkatos së verës së kaluar nga gjermanët e Borussia Dortmund, për një shifër rreth 100 milionë euro. Drejtuesit e ekipit spanjoll shihnin tek talenti francez, zëvëndësuesin ideal të Neymar, që u transferua tek PSG. Megjithatë, mund të themi se ky sezon ka qenë një dështim për talentin francez, që nuk arriti të tregonte vlerat e tij, edhe për shkak të një dëmtimi, që e mbajti për muaj të tërë jashtë fushave.

Por, me merkaton e verës që po afrohet, nuk mungojnë as skuadrat e interesuara për të, pasi raportohet se shumë skuadra evropiane kërkojnë të kenë shërbimet e Dembele. Sipas asaj që raporton portali spanjoll Don Balon, Bayern Munich është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për lojtarin francez.

Bayern Munich që këtë sezon ka dështuar në misionin Champions League, mendohet se është në prag të një revolucioni për sezonin e ardhshëm, dhe kërkon të ndryshojë krahët e sulmit, dhe kampionët e gjermanisë janë gati të ofrojnë 100 milionë euro për ish-yllin e Dortmundit. Por përveç Bayernit, interesim për Dembelen kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze, Liverpool, Arsenal dhe francezët e Paris Saint-Germain.

Related posts

LUKS NË ZGJEDHJE PËR EDI REJAN/ Shikoni 4 formacionet alternative të Kombëtares

Delo.autor

E BUJSHME/ MODRIÇ kërkon të bashkohet me INTERIN në janar, zikaltërit kanë të drejtë të…

Isa.Autor

Talenti i Levantes shënon gol spektakolar kundër Realit të Madridit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment