Futboll Sport

Alessandro Nesta pranë stolit të Perugia-s

Një lëvizje e papritur, por pasi Perugia ka shkarkuar trajnerin Roberto Breda megjithëse është kualifikuar në fazën e play-off, pritet që vendin e tij ta zërë Alessandro Nesta.

Skuadra mori një barazim 1-1 pasditen e së shtunës, por prapëseprapë ka zgjedhur të shkarkojë teknikun dhe një deklaratë për shtyp ka konfirmuar se emri i trajnerit të ardhshëm do të zbulohet më 14 maj.

Sipas Sky Sport Italia, emri i trajnerit të ri do të jetë Nesta. Ky do të jetë roli i tij i parë si trajner në Itali.

Ish-mbrojtësi i Milan ka qenë trajneri FC Miami në Amerikë.

Ai u largua kur nuk arriti të siguronte ngjitjen në MLS gjatë nëntorit të 2017.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Raste të shpërdoruara, Azerbajxhani i De Biasit largohet me 1 pikë nga “Elbasan Arena”

Delo.autor

PËRBALLJA ITALI-SPANJË/ Azpilicueta kundër shokut të ekipit: Jorginho? Shpresoj që të mos jetë protagonist

Delo.autor

Man United ka gati ofertën për Ter Stegen

Q.Autor

Leave a Comment