Futboll Seria A Sport

Milanit ndryshon pistë për sulmin, tashmë projekton futbollistin e Sasuolos

Milan bëri mbi 200 milionë euro shpenzime në merkaton verore. Por kjo nuk i ka mjaftuar skuadrës kuq e zi që të rikthehet në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë janë në garë për të siguruar një vend që i dërgon në Ligën e Evropës edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gattuso po mendon të përforcohet për edicionin e ri. Mediat italiane kanë zbuluar edhe objektivin kryesor të Rossonerëve për fazën e sulmit.Sulmuesi italian i Sassuolos Matteo Politano i prinë listës së dëshirave të Milanit. 24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Sassuolos ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Sassuolo për ta lënë të lirë yllin e tyre po kërkon së paku 35 milionë euro. Por për ta transferuar në San Siro sulmuesin e talentuar, Milan duhet ta mposhtë konkurrencën e Romës, Napolit, Interit dhe Juventusit.

Related posts

TRIUMFOJNË ME GOLEADË/ Askush si Higuain në 19 vite, Chelsea rikthehet tek fitorja

Delo.autor

STATISTIKAT NË BAZË TË PARAQITJEVE/ Ja kush është lideri që udhëheq Juventusin

Delo.autor

Gruaja nuk e la të udhëtonte me shokët, nisma e tifozëve meksikanë bën bujë në internet (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment