Futboll Premier League Sport

Xherdan Shaqiri kërkohet nga tre klube në Premier League

Ylli i Zvicrës ka shënuar 8 gola gjatë gjithë sezonit, por nuk mundi të ndalë klubin e tij nga rënia në Championship. Dhe kjo nënkupton që Shaqiri të aktivizojë klauzolën që e lejon atë që të largohet nga Bet365 Stadium me një çmim të volitshëm gjatë merkatos së verës.

Kanë nisur që të qarkullojnë lajmet e para se ai dëshirohet nga disa klube me emër në Premier League. Everton, West Ham dhe Crystal Palace janë disa nga skuadrat që janë duke parë për një marrëveshje me shtatshkurtrin e sulmit.

Trioja e klubeve mund të përcaktojë çmimin që do të blejnë atë nga Stoke, ekipi me të cilin ai firmosi pas largimit nga Inter tre vite më parë. Everton ka nevojë që të marrë atë për t’i dhënë më tepër freski sulmit, pasi i duhen gola, duke e krahasuar me sezonin që po lëmë pas.

Ndërkohë që Palace është duke parë për një lojtar që të ngazëllejë tifozët dhe po përgatitet për humbjen e Wlfried Zaha këtë verë. Manchester City dhe Tottenham janë klubet që po mundohen që të bindin Zaha-n që të largohet nga Slehurst Park dhe trajneri Roy Hodgson është i vetëdijshëm se i duhet Shaqiri për të mbuluar vendin që mund të lërë bosh ky lojtar.

“The Hammers” kanë planin e tyre për të bërë improvizime në skuadër dhe Shaqiri shihet si basti më i thjeshtë dhe me më shumë cilësi për çmimin që ka. Nga ana tjetër Stoke City është duke u përballur me ndryshimet dhe humbjet që do të ketë për vitin e ardhshëm. Praktikisht po bëhen gati për të humbur lojtarët e tyre më të mirë. Shaqiri është një nga lojtarët që në rast se do të largohet, do të ndihet shumë në formacionin e Paul Lambert në rast se do të kërkojë rikthimin në kategori në mënyrë të menjëhershme sezonin e ardhshëm.

Related posts

BARAZIMI ME FIORENTINËN/ Theo Hernandez ka një mesazh domethënës (FOTO)

Delo.autor

Giro d’Italia/ Viviani fiton etapën 2, Dennis merr fanellën rozë

Sadik.Autor

Surprizohen kampionët, Teuta kalon në avantazh në Kukës

Q.Autor

Leave a Comment