Boks Sport

Një fitore në boks, në vendlindjen e tij. Vrenozi mposht rivalin amerikano-latin

Xhulio Vrenozi është fituesi i sfidës së boksit me amerikano-latinin, Luca Capuano, një ndeshje që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Fier, qytetin e tij të lindjes.

Vrenozi u ndesh në kategorinë deri në 71 kg dhe arriti ta fitojë këtë përballje, që ishte e vlefshme për kualifikimin në boksin profesionist, me “Knock Out” teknik, në fund të raundit të katërt.

Kjo ishte ndeshja e parë e Vrenozit në vendlindjen e tij, Fier, diçka që ai e pranon me krenari duke premtuar se do të sjellë edhe një titull të rëndësishëm në këtë qytet.

“Erdha këtu, jam stërvitur këtu së bashku me trajnerin tim. Kemi kaluar shumë vështirësi dhe ja ku jemi. Do të punoj që t’i sjell titullin europian boksit fierak”, tha Xhuljo Vrenozi, boksier.

Në 13 ndeshjet e zhvilluara deri tani, Vrenozi ka mundur të fitojë 10 të tilla, nga të cilat 6 në nivelin amator; ka humbur një dhe në një tjetër është tërhequr. Vrenozi u ka bërë edhe një apel të rinjve, duke i këshilluar të aplikojnë këtë sport sa burrëror, aq edhe inteligjent.

Related posts

LAÇI shpërdoron shumë/ Kukësi në avantazh me një gol të MELOS (VIDEO)

Isa.Autor

“DORTMUND ËSHTË DUKE LËNË PIKË TË ÇMUARA”/ Rummenigge: Titulli i dhjetë do të jetë i i Bajernit, të nisë që tani…

Delo.autor

NGA KUKËSI TEK KASTRIOTI/ Superiorja me 73 golashënues të ndryshëm, ja statistikat e 14 javëve të para…

Delo.autor

Leave a Comment