Kombëtarja

Paraqitjet fantastike me Kombëtaren, Panucci elozhe për Grezdën

Panucci ka vetëm fjalë të mira për Grezdën.

Në një intervistë për Super Sport, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për skuadrën që ka në dispozicion, teksa pati vetëm fjalë të mira për talentin e ri të Kuqezinjve, Eros Grezda, transmeton Gazeta Express.

Që ditën e parë i dhatë fanellën e titullarit Eros Grezdës, pse pikërisht atij?

“Nuk e zgjodha unë, ai e vendosi vetë. Mënyrën e stërvitjes, mënyrën e lojës, është lojtar që mund të vendosëfatin e ndeshjes, sepse është i mirë në lojën një kundër një, është lojtar që stërvitet me shumë seriozitet. Çdo lojtar zgjedh fatin e vet. Unë jam aty, të vështroj. Kush më jep idenë që mund të luajë, do të luajë me mua. Grezda po ecën shumë mirë, është i ri, duhet të rritet akoma profesionalisht, jam i bindur që në vitet e ardhshme do të flitet shumë për të. Jam i lumtur për këtë që po krijoj. S’kemi mbaruar ende, sepse po vëzhgojmë disa lojtarë për t’i ftuar në skuadër”.

Related posts

RENDITJA E RE FIFA-S/ Shqipëria rrëshqet, Kosova thyen rekord (FOTO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME VERONËN/ Mbrojtësi Kumbulla zgjidhet përkrahë emrave të mëdhenj në 11-shen e Serisë A (FOTO)

Delo.autor

ELIS BAKAJ GJEN SËRISH RRJETËN/ Sulmuesi shqiptar shënon në kampionatin bjellorus

Delo.autor

Leave a Comment