Futboll Seria A Sport

“Lëmsh” në fundin e Serie A/ 5 ekipe ndahen nga 2 pikë, njëra do të bjerë nga kategoria…

90 minuta nga fundi nuk dihet ende skuadra e tretë dhe e fundit që do të bjerë në Serie B, bashkë me Benevento dhe Verona që janë matematikisht të dënuara.

Në luftë janë pesë ekipe që ndahen nga dy pikë: Chievo (37 pikë), Udinese (37), Cagliari (36), Spal (35) e Crotone (35). Me distancën kaq të ngushtë duhet të kemi parasysh se çfarë ndodh në rast barazimi pikësh.

Kriteret janë: 1) ndeshje direke; 2) golaverazhi në kampionat; 3) numri i golave të shënuar në kampionat; 4) short.

Këto do të jetë ndeshjet e javës së fundit për pesë ekipet e përfshira në “luftë”, asnjë përballje direkte: Chievo-Benevento, Udinese-Bologna, Cagliari-Atalanta, Spal-Sampdoria dhe Napoli-Crotone.

Gara mes pesë ekipeve në këtë rast parashikon 243 kombinime rezultatesh. Nëse do të përdorim logjikën: Chievo, Udinese dhe Cagliari do të ishin të shpëtuara në rast barazimi në shtëpi, e komplikuar mbetet situata e SPAL, ndërsa Crotonte mund të mos shpëtojë as në rast fitoreje.

Chievo dhe Cagliari janë dy ekipet në pozitë më të mirë në përballjet direkte. Chievo ka bilancin më të mirë me katër ekipe, me përjashtim të Crotone, ndërsa Cagliari do të binte në Serie B vetëm në rast barazimi pikësh me Chievo.

Udinese ka bilancin më të keq në përballjet direkte. Do të shpëtonte nëse do ta mbyllte kampionatin me pikë të barabarta me Crotonte, por do të binte në Serie B, nëse e mbyll sezonin me pikë të barabarta me katër konkurrentet e tjera.

Related posts

Para Juve-s, Napoli-t dhe Milan, Inter më i miri në Itali

Q.Autor

FUTBOLLI ANGLEZ NË ZI/ Manchester City jep lajmin e dhimbshëm, ndërron jetë talenti 17-vjeçar…

Delo.autor

Zvicra tregon “dhëmbët” dhe kalon pa probleme Japoninë në Lugano (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment