Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Nuk ka fitues në Bergamo, Europa League vendoset javën e fundit (VIDEO)

AC Milan ka barazuar 1-1 në fushën e Atalanta dhe matematikisht ka siguruar të drejtën për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm, sido që të dalë ndeshja e fundit e kampionatit kundër Fiorentina.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso do ta mbyllë në vendin e gjashtë ose të shtatë këtë kampionat të Serie A.

Në një ndeshje të luftuar nën shiun e rrëmbyeshëm të Bergamo, kuqezinjtë kaluan në avantazh në saj të golit të shënuar nga Franck Kessie, pas një ore lojë. Mesfushori, që vjet luante me Atalanta, goditi saktësisht nga jashtë zone.

Të dyja ekipet e vazhduan ndeshjen me dhjetë futbollistë pasi Rafael Toloi në minutën e 64-t dhe Ricardo Montolivo, dhjetë minuta më vonë, u ndëshkuan me karton të kuq.

Mbrojtja e Milan, me në krye kapitenin Leonardo Bonucci, që luante ndeshjen e tij të 300-të në Serie A, u dorëzuan në minutën e parë shtesë, kur Atalanta barazoi me golin e Masiello.

Related posts

VENDIMI I BUJSHËM I CR7/ Refuzon “Topin e Artë”, ja ku do të marrë pjesë Ronaldo sonte

Delo.autor

Xhaka ka një mesazh për Rodriguezin e Milanit pas shortit në Europa League (FOTO)

Q.Autor

LUFTA/ Jo vetëm Klitschko e Usyk, një tjetër ish-kampion bote iu bashkuar ushtrisë ukrainase

Delo.autor

Leave a Comment