Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Klopp: Salah meriton një “Oscar”, jemi gati për finalen perfekte…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, beson se tani mund të shijojë përgatitjen perfekte për finalen e Champions League pasi skuadra e tij fitoi 4-0 ndaj Brighton duke siguruara vendin e katërt në Premier League, që i garanton praninë në fazën me grupe të veprimtarisë prestigjioze.

“Disa njerëz më kanë pyetur nëse dy javë kohë për të përgatitur finalen është pak shumë, por unë mendoj se është perfekte. Futbollistët do të marrin disa ditë pushim dhe më pas do ta përgatisim ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Pas fitores së sotme mendojmë se mund ta përgatisim në mënyrën më perfekte, – tha Klopp. – Ka qenë një sezon shumë emocionues dhe i ngarkuar për ne, por kemi mundësinë t’i japim vetes një kënaqësi të madhe.”

Salah shënoi golin e parë për Liverpool duke e mbyllur sezonin me 32 gola, si askush tjetër në historinë e kampionatit anglez me 20 ekipe. “Ai është fantastik. Në javët e fundit e gjithë skuadra jonë ka qenë në vështirësi. Golat e tij nuk do të kishin asnjëherë vlerë për ne nëse nuk siguronim Champions League, ndërsa tani mendoj se meriton çmimin Oscar.”

Related posts

KONSIDERORET ZËVENDËSUES IDEAL TË SUAREZ/ Ja plani financiar i Barçës për blerjen e “Demin” Lautaro

Delo.autor

REAGON PAS KRITIKAVE PËR NDRYSHIMET E MODULIT NË SKUADËR/ Trajneri Solskjaer: “Djajtë e Kuq” e kishin përdorur këtë skemë…

Delo.autor

TRONDITET MERKATO/ Çmendet BAYERNI, 150 milionë euro për dy “tulipanët”

Isa.Autor

Leave a Comment