Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Antonio Conte: Nuk do të largohem nga Chelsea…

Antonio Conte deklaroi se Chelsea nuk ka asnjë shans për të fituar në finalen e Kupës së Anglisë kundër Manchester United, nëse futbollistët “blu” do të luajnë si në ndeshjen e fundit të kampionatit, të humbur 3-0 ndaj Newcastle.

Chelsea e mbylli kampionatin në vendin e pestë, ndërsa më 19 maj do të ndeshet me Manchester United në “Wembley” në atë që shumë mendojnë se do të jetë ndeshja e fundit për italianin në stolin e londinezëve.

“Donim ta mbyllnim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse mund të bëjmë më shumë se kaq. Jam përgjegjësi i parë për këtë paraqitje. Newcastle tregoi dëshirë më të madhe për të fituar dhe luftuar. Nëse luajmë në të tillë mënyrë nuk do të kemi asnjë shans ndaj Manchester United. Kemi gjashtë ditë për të ndryshuar sjelljen tonë dhe dëshirën për ta mbyllur sezonin me një trofe,” – tha Conte.

I pyetur për të ardhmen e tij, ai tha: “Kam edhe 12 muaj kontratë dhe jam totalisht i përkushtuar për Chelsea. Klubi e di shumë mirë situatën dhe dëshirën time. Nuk mendoj se të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit. Kryesorja është të fitojmë trofeun dhe jo spekulimet e shtypit.”

Related posts

Claudio Lotito: Milinkovic-Savic nuk është në shitje

Sadik.Autor

Hidhet shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës

Q.Autor

SKANDALI PËR AFERË MASHTRIMI/ U përjashtua nga kombëtarja, ja sa rrezikon të dënohet ylli Benzema…

Delo.autor

Leave a Comment