Futboll Premier League Sport

Mourinho: Mendojmë vetëm për finalen e Kupës…

Jose Mourinho ngul këmbë se futbollistët e tij mendojnë vetëm për finalen e “FA Cup”, Kupa e Anglisë, kundër Chelsea dhe se kjo u pa në fitoren 1-0 ndaj Watford në javën e fundit të Premier League.

“Djajtë” e mbyllën kampionatin në vendin e dytë dhe fitorja ndaj Chelsea do t’i jepte trofeun e vetëm në këtë sezon. “Special One” la pushim plot nëntë titullarë në ndeshjen e fundit të kampionatit të fituar me golin e Marcus Rashford.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë sepse faktikisht nuk luanim për asgjë, vetëm për faktin që duhet ta mbyllnim kampionatin me më shumë se 80 pikë. Në një moment kur të gjithë ne, duke nisur nga unë i pari, mendojmë vetëm për finalen e FA Cup, atëherë është e vështirë që futbollistët të motivohen dhe të përkushtohen kundër Watford,” – deklaroi Mourinho.

Anthony Martial nuk ishte pjesë e skuadrës duke shtuar spekulimet për një largim të tij nga “Old Trafford”, por Mourinho sqaron: “U dëmtua në stërvitjen e fundit. Mori një goditje në gju dhe e kishte të pamundur të luante. Eshtë në dyshim edhe për ndeshjen finale. Nuk u la jashtë për arsye teknike, por për arsye shëndetësore.”

Mourinho pati për herë të fundit si zëvendës Rui Faria, i cili do të largohet në fund të sezonit: “Më vjen keq sepse kam 17 vite që punoj me të. E mora kur ishte një fëmijë, por kjo është jeta. Në fund të fundit ne do të jemi gjithmonë bashkë.”

Related posts

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Tyson Fury rinis “luftën” me rivalin: Wilder je bërë një kur*ë e vogël!

Delo.autor

KRIZË REZULTATESH NË KAMPIONAT/ Humbi sfidën e tij të parë, kërkohet zëvendësuesi për Rangnick

Delo.autor

“SALAH ËSHTË NJË LOJTAR I MADH”/ Mount: Kjo është mënyra për të mundur Liverpool-in

Delo.autor

Leave a Comment