Futboll Sport

Gabimet në dëm të Romës, arbitri slloven i pranon i zhgënjyer pas ndeshjes

Protestat pas ndeshjes Roma-Liverpul ndaj arbitrit slloven, Damir Skomina, kanë qenë të ashpra nga drejtues, lojtarë apo edhe tifozë italianë, për vendimet e tij, që mund të çonin në një tjetër rjedhë ndeshjen.

Ka qenë vetë arbitri slloven, që ka riparë disa herë rastet e diskutueshme, dhe nuk e ka fshehur keqardhjen për gabimet në vendime, raportojnë njerëz nga ambientet e brendshme të stadiumit “Olimpico”.

Arbitri i ka kuptuar gabimet e tij, duke i shfaqur edhe nëpërmjet shprehisë së fytyrës, vetëm pasi i ka parë të përsëritura në ekran pas ndeshjes, pasi gjatë saj, nuk ka pasur shumë protesta nga lojtarët.

Related posts

“I UROJ INTERIT MË TË MIRËN NË ÇDO KOMPETICION”/ Flet Icardi: Do të bëja çmos për të…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Objektivi i Milanit realizon një “magji” në Brazil (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-JUVENTUS/ Shtatë duelet që kanë vulosur titullin

Delo.autor

Leave a Comment