Futboll La Liga

Xavi: De Bruyne është Messi i Manchester Cityt

Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Xavi e ka krahasuar belgun Kevin de Bruyne me Lionel Messi, duke theksuar se ai ka ndikimin e njëjtë te Manchester Cityt sikurse ylli argjentinas te gjiganti katalunas.

Manchester City i Pep Guardiolas është duke e dominuar kampionatin në Ligën Premier, duke shkuar në 15 pikë para ndjekësit me të afërt dhe një rekord prej 18 fitoreve radhazi.

Meritor i kësaj ecurie pozitive padyshim se është edhe mesfushori belg, Kevin de Bruyne, i cili ka luajtur një rol kyç në organizimin e skuadrës, me gola dhe asistime.

“Ekipet e Pep fitojnë si skuadra, por edhe ekipet më të veçanta kanë nevojë për një lojtar që sheh mirë kur kanë nevojë për diçka të veçantë”, ka thënë fillimisht fituesi i Kupës së Botës për The Mirror.

“Në Barcelonë kemi pasur atë me Messin dhe në këtë ekip të Manchester Cityt e kanë atë me De Bruynen”.

“Sa herë që ai ka topin, ju merrni ndjenjën se ai do të bëjë diçka të veçantë me të”.

“Jo çdo lojë ju mund të fitoni 3-0 ose 4-0, veçanërisht në Ligën e Kampionëve dhe kjo është kur keni nevojë për një moment shkëlqimi nga një lojtar i veçantë”,  përfundoi Xavi.

Related posts

VIDEO/ Leicester shënon golin tretë ndaj Huddersfield

Q.Autor

LAJM I TRISHTË për Luis ENRIKEN/ DËMTOHET sulmuesi kryesor i SPANJËS

Isa.Autor

ZYRTARE/ Merret vendimi për Superkupën e Italisë mes Inter-Juventus, ja ku do të luhet…

Delo.autor

Leave a Comment