Futboll Premier League

Mustafi, më i lumtur me fitoren sesa golin ndaj Crystal Palace (Foto)

Shkodran Mustafi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur pas fitores së mbrëmshme (e enjte) të Arsenalit ndaj Crystal Palace.

Topçinjtë fituan në udhëtim ndaj rivalit lokal londinez, Crystal Palacet, me rezultat të ngushtë 2-3.

Goli hapës i takimit u shënua pikërisht nga mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Mustafi.

Duhet të theksohet se reprezentuesi gjerman shënoi një gol mjaft të bukur, në stilin e një sulmuesi tipik zone.

 Pas kësaj fitore, Mustafi shfrytëzoi rrjetin social Facebook për të shkruar për këtë fitore.

E veçanta e postimit të tij ishte se Mustafi më shumë i gëzua fitores sesa golit të tij.

“Mirë për të marrë tre pikët me vete në Londrën e Veriut!”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Ndryshe, ky ishte goli i dytë i Mustafit në këtë sezon në Premier League, ku i pari erdhi pikërisht ndaj një tjetër rivali londinez, Tottenham Hotspur.

🔙🔛🔝 Good to take all three points with us to North London! 🙌🏽🔴 #CRYARS #COYG #sm20 Arsenal

Gepostet von Shkodran Mustafi am Donnerstag, 28. Dezember 2017

Related posts

E PABESUESHME/ Tifozët e Barçës: “Ramos bir b*shtre”. Ja çfarë gjesti bën Pique! (VIDEO)

Isa.Autor

FJALË PAK E PUNË SHUMË/ BALE hajmalia e REALIT, njihuni me statistikat e uellsianit

Isa.Autor

SKUADRA RIVALE PËR TITULL/ Ja 6 yjet e nominuar për “Lojtarin e Vitit” në Premier

Delo.autor

Leave a Comment