Futboll Ligue 1 Sport

Neymar: Të gjithë e dinë pse kam ardhur te PSG. Tani mendoj vetëm Botërorin

Ylli i PSG, Neymar thotë se është i lodhur nga zërat për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere. Mediat e ndryshme europiane kanë pasur informacione të vazhdueshme mbi interesimin e Real Madridit dhe Manchester United për yllin brazilian.

26-vjeçari është lidhur me një largim të papritur nga PSG, pas vetëm një sezoni në Ligue 1, pavarësisht se është kontraktuar me parizienët deri në vitin 2022. Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, tha të shtunën se ishte “2000 për qind” i sigurtë se Neymar do të qëndronte me kampionët e Ligue 1.

Spekulimet janë, gjithashtu, në rritje të lodhshme ndaj Neymar, i cili u emërua “Lojtari i sezonit në Ligue 1”, të dielën. “Gjithkush e di se për çfarë kam ardhur këtu, se çfarë dua të bëj, qëllimet që kam, – tha ai. – Qëllimi im tani është Kupa e Botës. Nuk është koha për të folur për transferimet. Jam pak i lodhur tani me këto zëra të mediave”. Neymar shënoi 28 gola në 30 ndeshje për PSG, përpara se sezoni i tij të përfundonte para kohe, nga një dëmtim serioz në këmbë, në muajin shkurt.

Related posts

Ndryshojnë koeficientët/ Ja kuotat për skuadrën e re të Ronaldos, pritet lëvizja drejt…

Isa.Autor

Futbollistin që po e kërkon e gjithë Evropa i thotë PO Barcelonës

Isa.Autor

ÇFARË NDODHI? Lojtari i Uest Hemit godet me grusht Armando Brojën

F.autor

Leave a Comment