Futboll Seria A Sport

Plas te Interi, Perisiç sherr me tifozët. Nervozohet edhe klubi…

Nuk kishte se si të mos kishte tension në përfundim të ndeshjes së humbur me Sasuolon, por vështirë se do të mendohej që në shënjestër të ultrasve do të ishte një ndër beniaminët e skuadrës, gjë që tregon një adrenalinë të tepruar në rangjet zikaltër. Ashtu si patrioti Brozoviç (kritika nga tifozët), edhe Ivan Perisiç ka pasur disa shkëmbime replikash me tifozët në përfundim të sfidës së humbur me Sasuolon.

I kritikuar ashtu si bashkëlojtarët për paraqitjen e sidomos mungesën e fitores, mesfushori ka tentuar të përgjigjet me të njëjtën nervozizëm dhe madje shumë i irrituar.

Për të ndalur vrerin e kroatit është dashur ndihma e punonjësve të klubit për ta shoqëruar në dhomat e zhveshjes Perisiçin, duke evituar në këtë mënyrë ndoshta edhe një konfrontim fizik, sidomos në një moment delikat kur të gjithë ishin me nerva të tendosura për shkak të rezultatit të takimit.

IRRITOHEN DREJTUESIT

Barazimi i Lacios ndaj Krotones ka sjellë një puhizë optimizmi në ambientin e Interit. Zikaltrit kanë ende një shans të dielën kur do të përballen në “Olimpico” ndaj Lacios. Me një fitore në kryeqytet, ëndrra “Ligë Kampionesh” do të materializohej pas shtatë vitesh pritje. Gjatë drekës së djeshme, përballja e fundjavës është ndezur disi pas deklaratave të Igli Tares që “akuzoi” Interin për lojë të pisët për Stefan De Vrij. Teksa në rang klubi nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj drejtorit sportiv të Lacios, Luçiano Spaleti ka nisur të mendojë për zgjidhjet për të mposhtur bardhekaltrit.

Duke u rikthyer te disfata e së shtunës, ajo ka sjellë edhe një valë pakënaqësie në rend drejtuesish tek Interi. Siç raporton media, klubi nuk e ka parë me sy të mirë zgjedhjen e futbollistëve për të hyrë në fushë të shoqëruar nga fëmijët e tyre përpara ndeshjes me Sasuolon.

Parada është cilësuar si një “ritual” i tepruar, një përshëndetje në prag pushimesh, ndërsa sezoni zikaltër është më i hapur se kurrë. Prandaj, për të dielën nevojitet me çdo kusht fitorja për të shijuar rikthimin në Champions, ndryshe nuk është aspak turp që sezoni zikaltër të quhet një dështim.

Related posts

Notat e lojtarëve: Girona 1-4 Real Madrid, veçohet paraqitja e Gareth Bale

Isa.Autor

ZBULON ËNDRRËN/ Thiago Silva: Shpresoj të kthehem në San Siro dhe…

Delo.autor

Belotti në radarët e United, italiani shihet si alternativë e Ibrahimovic

Q.Autor

Leave a Comment