Futboll La Liga Sport

Iniesta, për lamtumirën e tij: Po bëhet gjithnjë e më e vështirë…

Andrés Iniesta u paraqit para kamerave të “BeIN Sports”, pas përfundimit të ndeshjes në fushën e Levantes, ku u pësua humbja e parë në këtë kampionat (5-4). Ai kishte kohë për t’iu referuar edhe lamtumirës së tij në javën e fundit të La Liga-s, kur të tijtë do të luajnë kundër Real Sociedad.

“Çdo herë që afrohet momenti, gjithçka bëhet më e vështirë. Do të përpiqem ta shijoj atë, njerëzit do të vijnë dhe të më thonë lamtumirë. Shpresoj se do të jetë një kujtim i bukur, pas kaq shumë kohësh bashkë”, – tha Andrés.

Lidhur me humbjen ndaj Levantes, Iniesta shtoi: “Deri në disavantazhin 2-1, ishte një rezultat krejtësisht i largueshëm. Pastaj, me thellimin e diferencës së golave, ​​në pjesën e dytë, përmbysja u bë më e vështirë. Kemi të gjithë keqardhje, sepse ishim plotësisht në gjendje për ta arritur momentin historik, duke e mbyllur kampionatin pa asnjë humbje. Na ka lënë një shije të keqe kjo lojë, portë shohim përpara nga sfida e fundit, që ta byllim sezonin në mënyrën më të mirë, sidomos para tifozëve tanë”.

Së fundi, ai kishte fjalë mirënjohjeje për mbështetjen e tifozëve valencianë: “Mirënjohës për njerëzit, siç them gjithmonë, për atë dashuri dhe respekt”!

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Shorti i turit të dytë, ja kundërshtari që mund të luajë Teuta nëse kalon Sherifin…

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Treshja sulmuese Ronaldo-Messi-Neymar është në dorë të Mbappe

Delo.autor

HISTORIKE/ Nis Liga Unike për basketbollin e femrave

Delo.autor

Leave a Comment