Futboll La Liga Sport

Valverde: Jam shumë i zemëruar, duhej ta mbyllnim pa asnjë humbje

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ishte shumë i zhgënjyer pasi pësoi humbjen e parë të sezonit në La Liga, kundër Levantes. Trajneri e pranoi hidhërimin e tij pas ndeshjes, duke folur në mikrofonat e “Bein Sport”: “Unë jam me të vërtetë i zemëruar, që nuk po e mbyllim kampionatin të pamposhtur.

Nuk mund të rregullojmë gjë tani, ndaj na mbetet të shikojmë përpara. Ishte një ndeshje e habitshme, me një efektivitet të madh të rivalit. Ne patëm një reagim të mirë, shkuam përpara, mundëm të zvogëlonim disavantazhin dhe ishim afër barazimit disa herë. Ndeshja u përcakta nga të këqijat e saj për ne, veçanërisht ishte e çmendur në gjysmën e dytë të lojës, në dhjetë minuta, kur kemi pësuar tre gola”.

Trajneri i skuadrës katalanase, gjithashtu, ka kërkuar t’i japë “kredi” edhe kundërshtarit, të cilin e përshkroi si “ekipin më të mirë në kampionat tani për tani, për intensitetin dhe efektivitetin që ka, jo vetëm ndaj Barcelonës, por edhe në lojëra të tjera, si kundër Leganés. Levante ka luajtur pa ngarkesa psikologjike, sepse nuk e kishte më stresin e mbietesës në La Liga. Duhet të pranojmë atë që kundërshtari ka bërë, edhe pse është e çuditshme që të pësojmë pesë gola në rrjedhën e këtij sezoni”.

Related posts

(FOTO) Këta janë 10 lojtarët, të cilët nuk do t’i njihni me flokë

Q.Autor

INSISTON “GARDIANI” I PSG/ Buffon: Është skandaloze që Neymari s’e ka fituar “TOPIN E ARTË”

Delo.autor

“DUA FITORE DHE NË KALÇETO NDAJ VËLLAIT TIM”/ Flet Trajneri Alban Bushi: Kur Rejës i duhen lojtarë, nuk…

Delo.autor

Leave a Comment