Moto GP Sport

PO HUMB TERREN ME MARQUEZ/ ROSSI lëshon ALRAMIN: Nuk duelojmë dot as për…

Edhe pse 40 vjeç dhe ka fituar shumë në karrierën e tij, Valentino Rossi nuk i pëlqen të mos duelojë për titull, për fitoren e garës apo për një vend në podium. Piloti italian ka mbetur i zhgënjyer nga gara e zhvilluar ditën e diel në Austri, ku startoi nga vendi i 14-të dhe në fund u rendit i gjashti, maksimumi për të dhe motorin Yamaha.

“Honda e Ducati janë shumë më të shpejtë se ne, ndaj është zhgënjyese kur sheh se nuk ke mundësi të duelosh për fitore. Ne jemi Yamaha zyrtare dhe duhet të jemi njësoj si ata, të garojmë për fitore dhe jo për një renditje sa më të mirë. Nuk ia vlen të fshihemi pas gishtit, diferenca me kryesuesit është shumë e madhe”, tha Rossi.

“E dinim që kjo pistë do të ishte e vështirë për ne, por fakt është se kemi gjithë vitin që përballemi me këto situata. Në Austri nuk mund të shkoja më shumë se vendi i gjashtë. Më vjen keq të them se në këto moment e kemi të vështirë të duelojmë edhe për një vend në podium në Moto GP”, u shpreh i zhgënjyer Valentino Rossi.

Related posts

“MARRËDHËNIA JONË ËSHTË…”/ Mbape: Erdha te Reali për të luajtur me Viniciusin, nuk e imagjinoj ekipin pa të

F.autor

STATISTIKAT E FRIKSHME/ “Bomberi” Lukaku, në gjurmët e Andrij Shevchenkos

Delo.autor

KLUBI “ZIKALTËR” VATËR INFEKTIMESH ME COVID-19/ Dalin përgjigjet e tamponëve tek Inter. ja gjendja e Marottas…

Delo.autor

Leave a Comment