Bundesliga Futboll Sport

Befason Stuttgart, zyrtarizon tre mbrojtës dhe një sulmues

Stuttgart ka befasuar botën e futbollit me njoftimin e bërë së fundmi në rrjetet sociale. Klubi gjerman ka zyrtarizuar përmes një postimi të bërë në “Twitter”, katër blerjet e reja për sezonin e ardhshëm.

“Die Roten”, ka shansin të luajë vitin e ardhshëm në Europa League, në rast se Bayern Munich fiton Kupën ditën e shtunë ndaj Eintracht Frankfurt.

Nga katër lojtarët që kanë nënshkruar me gjigantët e Bundesligës bie në sy mbrojtësi 20-vjeçar, Pablo Maffeo, i cili është në pronësi të Manchester City-t. Futbollisti spanjoll luajti i huazuar për dy sezone me Gironan ndërsa tashmë është transferuar në kampionatin gjerman. Së bashku me iberkun e U 21-it Stuttgartit i është bashkuar edhe qendërmbrojtësi 23-vjeçar i Freiburgut, Marc Oliver Kempf dhe mbrojtësi i majtë kroat i ardhur nga Dinamo i Zagrebit, Borna Sosa.

Pas tre mbrojtësve, trajneri Korkut ka afruar edhe një 18-vjeçarin polako-gjerman të dalë nga akademia e Dortmundit, David Kopacz, i cili luan si mesfushor i avancuar dhe sulmues krahu.

Related posts

SHIFRA TË ÇMENDURA/ 241,5 milionë euro për 7 blerje, por Chelsea është një zhgënjim total

F.autor

MES RIKTHIMIT DHE FIRMËS/ Ibra mbulohet nga dyshimet për të ardhmen kuqezi

Delo.autor

40 MILION EURO/ Inter dhe Napoli në luftë për mesfushorin e Barcelona-s

Isa.Autor

Leave a Comment