Futboll La Liga Sport

Dorëzohet Ronaldo: Do të paguajë 30 mln euro gjobë

Mes pagës strasferike dhe sposorëve gjigandë, Cristiano Ronaldo e ka luksin që të falë disa miliona, kur në mes është dhe fjala ‘burg’. Portugezi, që kohët e fundit ka qrnë në telashe fiskale, pothuaj si të gjithë yjet e botës së futbollit, ka pranuar të paguajë 30 milionë euro, si kompromis për taksat e mospaguara.

Lajmi është dhënë nga ‘El Confidencial’, sipas së cilës ylli portugez është duke kërkuar të gjejë një akord me agjencinë e kontrollit të pasurisë dhe prokurorisë për të ndërprerë procedimin fiskal. Ronaldo ka pranuar që të marrë pësipër fajësinë për 4 vepra të pretenduara, duke paguar një shumë prej 14.7 milionë euro(për të drejtat e imazhit në periudhën 2011-2014) dhe një gjobë prej 30 milionë euro, duke shmangur kërkesën për 2 vjet burg.

Por ndërkohë përfaqëesuesit ligjorë të Ronaldos janë duke negociuar për të paguar vetëm gjobën prej 30 milionë eurosh dhe me shumë gjasa e gjithë çështja do të mbyllet përpara finaleve të Botërorit. Sipas të njejtit burim, Ronaldo ka kërkuar edhe përfshirjen e Realit në këtë çështje, por këta të fundit kanë përjashtuar kategorikisht, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e rritjes së pagës për të ndihmuar futbollistin për të përballuar gjobën.

Related posts

Holloway gati për rikthimin, synon duelin me Ortega në UFC-226

Sadik.Autor

“TI SHQIPËRI MË JEP NDER”/ Publikohen fanellat e reja të Kombëtares (DETAJET)

F.autor

U RIKTHYEN NË NORMALITET/ REALI me trajner të ri, lojtarët komentojnë të larguarin Lopetegui

Isa.Autor

Leave a Comment