Futboll Sport

Klubet e Europës, asnjë problem me licensimet

Rasti Tirana ka shërbyer për klubet shqiptare aspirante për një vend në kompeticionet e UEFA-s edicionin e ri. Nga vendi i parë që mbahet nga kampionët e rinj Skënderbeu deri tek Partizani i vendit të 5, licensimet nuk janë më problem.

Të 5 skuadrat kanë plotësuar kriteret e vendosura nga qeveria europiane e futbollit, dhe mbi të gjitha janë treguar të kujdesshëm me kriterin financiar, duke treguar se borxhet ndaj të tretëve nuk ekzistojnë ose janë shtyrë me marëveshje. Skënderbeu kampion dhe Kukësi nënkampion kanë siguruar matematikisht pozicionet e tyre, me korçarët që do të luajnë në Champions League ndërsa verilindorët në Europa League.

Letrat janë në rregull për të dyja klubet që nuk kanë patur probleme licensimi gjatë këtyre viteve ku dhe kanë thënë fjalën kryesore në futbollin shqiptar. 3 skuadra janë në garë për dy vendet vakantë që të çojnë në Europa league. Luftëtari në vendin e 3-të është shumë pranë dhe i nevojitet vetëm një fitore ndaj Skënderbeut këtë fundjavë për të siguruar debutimin në Europë.

Laçi dhe Partizani synojnë vendin e 4-ët, me kurbinasit që janë në lojë edhe në finalen e Kupës ndaj Skënderbeut. Me kaq shumë pikëpyetje klubet kanë plotësuar kriteret e licensimit në mënyrë që nëse arrijnë objektivin për të qënë në Europë të jenë aty konform rregullave.

Related posts

Vetëm 3 ditë diferencë: MBAPPE bën paradë me Kupën e Botës, ndërsa ODENGAARD…s’dihet ku të huazohet

Isa.Autor

RIVALITETI PËR TITULLIN/ Fundjavë “mizerabël” për HYSAJN dhe NAPOLIN, INTERI nis të ëndërrojë

Isa.Autor

Inter, Icardi: “Më ndihmoi fati te goli me thembër, Champions objektivi ynë!”

Q.Autor

Leave a Comment