Futboll Seria A Sport

Ish-mbrojtësi i Milanit: Juventusi të transformon në një robot fitues

Është vetëm viti i tij i parë si juventin dhe për Matia De Shiljon u larguan nga shpatullat jo vetëm “vlerat” e skepticizmit, me të cilat mbërriti, por fitoi edhe dy trofe, kampionatin dhe Kupën e Italisë.

Për mbrojtësin e krahut, tani është e thjesht që të bësh një analizë mbi ndryshimin mes Milanit dhe Juventusit: “Emocioni është shumë i madh, sepse kisha kohë që e ëndërroja të fitoja titullin kampion. Pas gëzimit të Kupës, realisht kjo që tani ndiej nuk krahasohet sepse për mua është titulli i parë dhe shpresoj që të fitoj shumë të tjerë.

Sezoni i parë te Juventusi? Këtu mësova si të stërvitem, sepse realisht te ky grup vihen të gjithë në punë që të të ndihmojnë, askush nuk lejon që dikush të mbesë prapa tjetrit dhe ky është sekreti i Juventusit. Këtu të transformojnë në një robot me mentalitet fitues”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Nga afrimi i Xhakës tek largimi i Edin Dzeko-s, Mourinho projekton revolucionin tek Roma

Delo.autor

FINALIZOI KALIMIN TEK “ZIKALTËRIT”/ Prezantohet Diego Godin: Ja pse zgjodha Interin

Delo.autor

CHELSEA-ATLETICO MADRID/ Trajneri Simeone i beson dyshes Suarez-Joao Felix, synon kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment