Futboll Premier League

Babai i Hazardit: Biri im refuzoi zgjatjen e kontratës me Chelsean, e do kalimin në Real Madrid

Eden Hazard ka refuzuar ta zgjasë kontratën me skuadrën e tij, Chelsea, sipas babait të tij, i cili thotë se i biri po pret të transferohet në Real Madrid.

Sulmuesi belg gjeti formën më të mirë sezonin e kaluar gjersa Chelsea e fitoi edhe një tjetër titull të Premierligës, pasi një sezon para tij ishte nën formën e tij mesatare duke vuajtur ta gjejë rrjetën e golit, transmeton Express.

Dhe në sezonin aktual, 2017=18, ai ka vazhduar me performanca mahnitëse dhe, edhe pse kontrata e tij zgjat deri në vitin 2020, thashethemet vazhdojnë të vërshojnë rreth transferimit të tij të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Babai i tij, Thierry Hazard, e ka konfirmuar se i biri i tij po luan lojën e pritjes me kontratën e tij në Chelsea, në përpjekje për ta mbajtur të hapur derën për t’iu bashkuar skuadrës së Zinedine Zidane.

“Çfarë mund të tregoj për Edenin është se ai e ka refuzuar zgjatjen e kontratës”, ka thënë Thierry për Le Soir.

“Kjo për shkak se, nëse është e nevojshme, ai të mundë ta ndjekë interesimin e Real Madridit, skuadër në të cilën e sheh veten duke luajtur. Por, tani për tani, nuk ka kontakte nga Real Madridi”, ka shtuar ai.

Related posts

Formacionet zyrtare: Malaga – Barcelona

Q.Autor

“LUFTË” PËR YLLIN E DYTË/ Milan 100 mln euro buxhet, Pioli në ankth

F.autor

Era Istrefi: Momenti i më i paharrueshëm i Botërorit? Kur 2 shqiptarët shënuan për Zvicrën

Isa.Autor

Leave a Comment