Kategoria Superiore Shqipëri

Lumë ofertash për Abazajn, e do edhe Dinamo e Zagrebit

Kristal Abazaj vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes. Sulmuesi i krahut i cili ka shkëlqyer në këto dy sezone me Luftëtarit me shumë gjasa do të largohet nga Gjirokastra në merkaton e janarit. Sëfundmi garës së skuadrave që kërkojnë të firmosin me futbollistin e përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë i është shtuar edhe klubi i madh kroat i Dinamos së Zagrebit.

Ado Den Haag në Holandë është skuadra që ka shfaqur më shumë interes për lojtarin por janë të pakta shanset që Abazaj të transferohet në Eredivisie për vetë faktin se shifra prej 250 mijë eurosh që kërkon klubi bluzi për ta lënë të lirë sulmuesin anësor është e papërballushme për arkat e Ados.

Sipas mediave kroate edhe Dinamo e Zagrebit po lëviz për talentin e Luftëtarit. Në ditët e ardhshme pritet të ketë të tjera zhvillime përsa i përket të ardhmes së Abazajt por nuk do të ishte aspak çudi që 21-vjeçari të transferohej te gjigandët e futbollit ballkanas.

Related posts

TIRANA-LAÇI/ Spektakël në “Air Albania”, ja momenti kur Sherri i mohon golin “bardhebluve” (VIDEO)

Delo.autor

TRE LOJTARË GATI PËR LIKËN/ Vllaznia bën ndryshime ndaj debutuesve të Vorës

Isa.Autor

NDRYSHON SËRISH AXHENDA/ Ja kur do të luhet super sfida Partizani-Skënderbeu

Delo.autor

Leave a Comment