Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Ze Maria: Nuk kanë ardhur lojtarët që unë doja, në Shqipëri do të vij vetëm për…

Trajneri Ze Maria ka folur për problemet që ka hasur te Tirana gjatë kohës që ai drejtoi. Së bashku me presidentin Refik Halili ai ka shpallur fundin e kontratës. Si fillim ai ka preferuar të bëj një rezyme dhe më pas tu përgjigjet gazetarëve.

Ze Maria: Një vit e gjashtë muaj më përpara u mblodhëm këtu dhe është e drejtë të largohem duke folur vetë. Pa mbledhur njëri dhe tjetrin por një intervistë të përbashkët. Kështu që sot jam i juaji dhe mund të bëni të gjitha pyetjet. Ndërkohë përshëndes dhe fallenderoj të gjithë klubin dhe përvojën e këtij viti. Ka qenë një periudhë rritje në jetën time. Kam njohur perona shumë të mirë, të cilët duan të mirën e klubit. Dhe unë jam i kënqaur që kam qenë pjesë e kësaj familje. Dhe si gjithë familjet me gjera të mira dhe të këqija si një martesë kur jemi në muaj mjalti.

“Kur një martesë nuk shkon mirë provojmë që ta mbajmë, por ka momente që divorci është i domosdoshëm. Dhe ka ardhur momenti që të kërkojmë divorcin midis nesh për shkak të rezultateve. Dhe mendoj se është e drejtë të tërhiqet trajneri duke arritur një bashkëpunim që ta çojmë skuadrën në vendin që i takon. Bëj një falënderim special për tifozat. Më vjen keq që nuk kam pasur kënaqësinë që t’i kem sepse vjet ishin shumë të mërzitur me skuadrën, por e kam parë pasionin dhe dëshirën e tyre për këtë skuadër. Kështu që i falënderoj dhe shpreoj që të shihemi në atë ardhmen, nuk e di se ku, por shpresoj që të kem lënë një kujtim të mirë në Shqipëri.”

“Do të kisha bërë disa gjëra ndryshe. Mbase përgatitje, palestra. Por sot është e kot që diskutojmë se çfarë mund të kishim bërë. Tani çfarë është bërë është bërë. Nuk është në karakterin tim që të drejtoj gishtat. Jam munduar që problemet t’i zgjidhim me grupin , por kanë dalë edhe jashtë. Vetëm përgatitjen do të bëja ndryshe. Shpresoj që ta rrisin si skuadër. Nëse rezutlatet nuk arrijnë faji i ngelet trajnerit dhe kjo ndodh në të gjithë shtetet.”

“Do të shohim me kalimin e kohës nëse problemi ishte i imi apo i presidentit. Shpresoj që të jem unë problemi dhe uroj me të vërtetë që të rritet skuadra. Problemet që vini brenda grupit dhe shoqërisë i kam diskutuar me presidentin, ai është në dijeni. Nuk jam ai lloj presoni që i marr gjërat nga shtëpia ime dhe i nxjerr jashtë. E di që doni t’i dëgjoni në këto mënyrë, por unë nuk e bëj kështu. Ai i di problemet, nuk është nevoja që trajneri dhe ish-trajneri të hedhi baltë. Nuk do ta bëj.”

“Skuadra ka një lloj bllokimi që nuk është kollaj të dalësh nga kjo gjë. Lojtarët e rinj duhet të kuptojnë se çfarë përfaqësojnë. Kur ulesh në fushë dhe vesh këto lloj ngjyrash ua them juve ua kam thënë edhe atyre, nëse bëni cfarë thot trajneri i bëni gjërat mirë, por nëse luani edhe për fanellë duhet të japin gjithmonë më shumë. ”

Ndonjë lloj presioni?

“Presioni vjen natyrish, kur përgatit këtë lloj skuadre. Pavarësisht se cfarë mund të thojë presidenti, presioni është natyral. Kur trajnon Tiranën apo Partizanin, ose kur përgatit Juventusin duhet të fitosh sesbën. Ne kur kemi folur me presidentin kemi vendsour disa pikësynime dhe ndoshta unë nuk kam qenë në gjëndje që t’i reazlisojë këto synime.”

E dini se do të përfundonit kaq shpejt marrëdhënin me Tiranën?

“Pjesën e blerjeve e kanë bërë ata që janë adap për këtë punë. Unë kam bërë sygjerimet dhe kam bërë kërkesat e mia. Nuk kanë ardhur lojtarë me karakteristikat që unë dëshiroja, por kanë qenë lojtarë që për arsye ekonomike apo të tjera kanë shumë kualitet. Mbase nuk janë të gjitha karakteristikat që unë kam kërkuar. Shumë herë jam adaptuar unë ndaj lojtarëve. Ka pasur dhe vështirësi në pjesën e parë të përgatitjes së lojtarëve sepse kam pasur pak lojtarë, por nuk mund të qahem. Unë në qoftë se shtoj diçka, mendoj që të arrij majën më të lartë, por për këtë duhet të ndryshohet mentaliteti. Duhet të marrim shembull nga ekipet më të mira.”

Është një dështim ky për ju?

“Kur kemi rinovuar kontratën kemi vendosur disa limite, disa objektiva dhe duke mos arritur në pikën që kishim parashikuar, jam pak i zhgënjyer nga rezultatet. Mbase gjatë javës kemi pasur përgatitje shumë të mira, gjithçka e kemi pasur perfekt, por pastaj në fundjavë nuk ndodhte kjo gjë. Atëherë i kam bërë shumë pyetje vetes. Dhe kjo tregon se çfarë është bërë gjatë javës duhet të pasqyrohet në fundjavë.”

Ndonjë këshillë për pasuesin tuaj?

“Duke qenë se kam gabuar nuk mund të jap këshilla.”

Do të donit të pranonit të ktheheshit në kampionatin tonë, përshembull me Partizanin?

Ndoshta nuk e dini, por unë kam refuzuar. Përpara se të vija te Tirana kam refuzuar. Më kanë propozuar që të vij në Shqipëri dhe u thashë jo. Sepse nëse do të vija do të vija vetëm për Tiranën. Shpresoj mos të kemi armiq. Identifikohem vetëm me këto ngjyra.

“Mund të them “emocionuese”. Sepse në përgjithësi këtu duhet vrarë një luan çdo ditë dhe nëse nuk e vret atë ditë do të bëhen dy ditën tjetër, kështu që nga një cdo ditë. Po e përsëris sic e thashë në fillim, më ka ngritur në karrierë dhe unë shikoj pjesën pozitive të gjërave, edhe pse ka gjëra negative. Shof anën pozitive që të rritem si peron dhe si trajner.”

Related posts

“ROBOTI” HALAAND/ Shifrat e biondit të lënë pa fjalë. City shënon çdo 58 min

F.autor

“FUTBOLLI ËSHTË I PAMËSHIRSHËM”/ Torasa pas eliminimit nga Crvena Zvezda: Nuk ka mbaruar aventura europiane për ne

Delo.autor

LARGIMI I SHALLAND/ Nga Zenga tek Roberto Carlos, shtohen kandidatët për stolin e Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment