Futboll Seria A

Agjenti i Bonuccit largon zërat e merkatos: Qëndron tek Milani

Fitorja në derbin ndaj Interit në Kupën e Italisë duket se ka rikthyer qetësinë te Milani dhe mund ti japë një tjetër shtysë sezonit të vështirë që po kalojnë kuqezinjtë. Në ditët e fundit pas shumë rezultateve negative të njëpasnjëshme ishte folur për një lamtumirë të mundshme të kapitenit Leonardo Bonucci në merkaton e janarit.

Chelsea dhe akoma më shumë, Manchester City i Pep Guardiolës kanë shfaqur interes për lojtarin, megjithatë Lucci, agjenti i mbrojtësit në një intervistë për mediat italiane ka përjashtuar çdo opsion që Bonucci mund të largohet nga Milani në janar. “Leo është një lojtar i Milanit, ka zgjedhur kuqezinjtë dhe do të vazhdojë përpara pasi ky është objektivi i tij”, deklaroi menaxheri i 30-vjeçarit italian.

Related posts

Kufijtë e pagave në La Liga/ Ja ekipi që paguan më shumë në Spanjë, befason Betis

Isa.Autor

ARABIA SAUDITE JOSH POGBA/ Ofron 100 milion euro, Vlahovic drejt Chelsea

F.autor

E ARDHMJA E GJERMANISË/ Matthaus: Nëse dështojmë në Europian, Low nuk do të jetë i vetmi që do të largohet…

Delo.autor

Leave a Comment