Futboll Seria A Sport

Massimo Moratti: Juventusin është skuadra më e fortë në Itali, por gjithmonë ndihmohet nga gjyqtarët

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka vlerësuar Juventusin si skuadrën më të fortë dhe kompletuar në Itali, por ka insistuar se gjithmonë ndihmohet nga gjyqtarët.

Juve e fitoi titullin e kampionit për herë të shtatë radhazi pas barazimit pa gola kundër Romës në fundjavë.

Moratti është pyetur rreth dominimit të “Zonjës së vjetër” në futbollin italian.

“Juvetusi është ekipi më i fortë dhe kompletuar në Itali”, e ka pranuar Moratti, duke folur për Corriere della Sera.

“Kjo për shkak se e ka pronarin e njëjtë për një kohë të gjatë. Momentalisht, duke marrë parasysh situatën në ekipin kombëtar, ata e përfaqësojnë futbollin italian. Kjo do të thotë se ata e kanë respektin dhe përkrahjen e atyre që punojnë në futbollin italian – gjyqtarët”, shtoi ai.

Related posts

Del Piero: Reali zakonisht fiton kundër të gjithëve, por përballë ka Juventusin…

Sadik.Autor

Kufje revolucionare për Kupën e Botës, teknologjia nuk njeh limite

Sadik.Autor

“NËSE REAL MADRID DO TË QË KTHEHEM…”/ Mbrojtësi Achraf zbulon dëshirën e madhe

Delo.autor

Leave a Comment