Futboll Sport

Kukësi merkato te Flamurtari, nis kontaktet me 2 futbollistë

Skuadra e Kukësit po mendon që të afrojë lojtarë cilësorë në merkaton e verës dhe të hedhë baza të sigurta për të ardhmen. Ekipi verilindore ka siguruar vendin e dytë dhe me dënimin  Skënderbeut do të luajë në Champions League. Drejtori Sportiv i kuksianëve, Nderim Nexhipi, ka fituar goxha territor dhe ka marrë besimin e presidentit Safet Gjici. Ish-futbollisti do të merret dhe me merkaton e verës dhe afrimin dhe largimin e disa prej futbollistëve. Shembulli më i mirë është sulmuesi Sindrit Guri, ky i fundit do të largohet nga verilindorët dhe kanë mbetur vetëm pak çështje për t’u sqaruar për largimin e tij.

Ekipi kuksian dëshiron të përforcohet për Evropën dhe Champions Leaguen, por do që të ndërtoj ekip dhe për vitin tjetër. Numri një i klubit do të afrojë lojtarë cilësorë dhe me të ardhme. Skuadra e Kukësit ka nisur projektimin e elementëve që do të afrojë në skuadër. Në mediet e shkruara kanë dalë emrat e  Bruno Ditës, Sabien Lilajt dhe së fundmi të mbrojtësit Armend Thaçi. Në fakt, burime të sigurta të Eduasportin.com pranë klubit të Kukësit bëjnë me dije se verilindorët kanë kontaktuar dhe me dyshen e Flamurtarit, Lancinet Sidibe dhe Sekou Camara. Ata janë të dy të huazuar nga Besëlidhja te skuadra vlonjate dhe me mbarimin e sezoni rikthehen sërish në Lezhë.

Drejtuesit e Kukësit kanë biseduar disa herë me përfaqësuesit e futbollistëve për të mësuar të ardhmen e tyre.

Dy nga zbulimet e Superiores në këtë sezon janë Lancinet Sidibe dhe Sekou Camara. Ata u morën në formë huazimi nga skuadra e Besëlidhjes nga klubi i Flamurtrit në fillim të këtij sezoni duke qenë dhe protagonistë. Sidibie ka qenë titullar absolut në formacionin e bregdetarëve duke luajtur në 30 ndeshje si titullar. Ai është vetëm 21-vjeç dhe e ka përballuar mjaft mirë sezonin e parë në Superiore. Nga krahu tjetër, Camara nuk ka qenë titullar fiks, por ka luajtur rregullisht. Afrikani koleksionon 28 ndeshje, nga të cilat 13 i ka nisur si titullar. Sulmuesi ka realizuar 3 gola të rëndësishëm, ndërsa Sidibe vetëm 1 gol. Të shohim se si do të jetë e ardhmja e tyre në këto momente mjaft delikate.

Related posts

AS “JASHTËTOKËSORI” AS CR7/ Ja sportisti më i pasur i dekadës në botë (FOTO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Përcaktohen gjysmëfinalet, Teuta sfidon Kukësin, Tirana “peshkon” Bylisin

Delo.autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ Pas 17 minutash lojë, ylli de Tomas ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment