Europa League Futboll Sport

Zidane: Besoj në shanset e Marseille ndaj Atletico Madrid

Zinedine Zidane nuk e ka fshehur kurrë se është një tifoz i Olympique Marseille, ekipi i vendlindjes së tij. Megjithëse nuk mundi të luante kurrë me të, ngjyrat e këtij ekipi janë ato, që ai ndien në zemër. Nuk i ka mohuar as kur u pyet për finalen e “Europa League”, në të cilën francezët do të përballen me Atlético Madrid, në Lyon.

“Për Olympique Marseille është një sukses i madh arritja në këtë finale. Ata bënë një garë të madhe, por finalja do të vendoset nga detajet. Përballen dy klube të mëdha, dy institucione, por Olympique Marseille mund të fitojë. Nuk kam këshilla për t’i dhënë Marseille, edhe pse e njoh Atletico në mënyrë të përkryer. Iu besoj plotësisht shanseve të Marseille në finale”, – tha trajneri i Real Madridit, pas ndeshjes së bamirësisë në Bastia.

Related posts

Dalin pamjet, shikoni si Ramosi i tregoi krahun De Geas te penalltia e Ronaldos (VIDEO)

Sadik.Autor

DILEMAT PËR TË ARDHMEN E SHALAND/ Ja shuma e majme që duhet t’i paguajë FFK-ja në rast shkarkimi…

Delo.autor

Vizitor SPECIAL tek Liverpool/ “Xhejms Bond” takon Shaqirin në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment