Futboll Sport

Kaos te Sporting, 50 huliganë rrahin lojtarët dhe stafin në qendrën stërvitore

Sulmuesi i Sporting CP është lënduar nga një grup njerëzish të cilët janë futur në dhomat e zhveshjes së klubit në qendrën stërvitore. Dost ishte një nga lojtarët e lënduar teksa 50 njerëz me kapuç gjithashtu kanë sulmuar fizioterapistin Mario Monteiro dhe asistentin Raul jose.

Gazetari Kristof Terreur ka treguar lëndimin e Dost dhe thuhet se keqbërësit kanë qenë tifozë të Sporting.Trajneri Jorge Jesus dhe lojtarët William Carvalho Rui Patricio gjithashtu thuhet të kenë qenë të përfshirë.

Mesfushorët Josip Misic dhe Rodrigo Battaglia gjithashtu janë trajtuar për dëmtimet e pësuara.Sporting është renditur në vend të tretë në kampionat që do të thotë se nuk do të marrë pjesë në Champions League sezonin tjetër.

Related posts

BOMBA NGA ANGLIA/ Bajerni 88 milionë euro për yllin e Liverpulit

Delo.autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Dalin në shitje bilatat e ndeshjes Francë-Shqipëri, ja sa kushton

Delo.autor

Trashi sërish mbrojtës, Partizani me 3 sulmues ndaj Lushnjës

Sadik.Autor

Leave a Comment