Futboll Sport

Nga Pozzo te Löw, njihuni me trajnerët më jetëgjatë të kombëtareve

Duket sikur nuk do të përfundojë kurrë lidhja mes Joachim Löw-it dhe ekipit kombëtar gjerman. Trajneri u blindua nga Gjermania deri në vitin 2022 dhe, nëse ai do të arrijë të përfundojë misionin, atëherë do të hyjë në TOP 5 e trajnerëve më jetëgjatë. Renditja kryesohet nga Vittorio Pozzo, trajner i Italisë për nëntëmbëdhjetë vjet, nga viti 1929 deri në vitin 1948, në të cilin ai ngriti dy here trofeun e Kupës së Botës (1934 dhe 1938) dhe ishte ai që ‘shpiku’ grumbullimet para ndeshjes.

I dyti është Hugo Meisl, trajneri i Austrisë për tetëmbëdhjetë vjet (1919-1937), duke mos marrë parasysh vitet e Luftës së Parë Botërore, pastaj u emërua sekretar i përgjithshëm i Federatës Austriake të Futbollit dhe delegat i FIFA-s. Një histori që zgjati gjashtëmbëdhjetë vjet edhe për Paul Philipp dhe Walter Winterbottom, respektivisht me Luksemburgun (1985-2001) dhe Anglinë (1946-1962). I pari kaloi nga fusha tek stoli në moshën 35 vjecare dhe koleksionoi tre fitore në kualifikueset e Euro 96, ndërsa i dyti i udhëhoqi britanikët në katër Botërore rrjesht.

Löw, pra, renditet në vendin e pestë, duke anashkaluar Morten Olsen, trajnerin e Danimarkës (2000-2015), Giampaolo Mazza, i cili udhëhoqi San Marino drejt fitores së parë (1998-2013) dhe Bob Glendinning që udhëhoqi Holandën në Botëroret ’34 dhe ’38 (1925-1940). Një histori tjetër e dyfishtë që zgjati njëzet e tetë vjet në stolin e Gjermanisë Perëndimore, 14 vite për kokë: së pari Sepp Herberger (1950-1964), i cili udhëhoqi gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore, pastaj pasardhësi i tij Helmut Schön (1964-1978 ), duke fituar Europianin në ’72 dhe Kupën e Botës në ’74.

Ndër dhjetë të paprekshëm ndodhet edhe Billy Bingham, trajner i Irlandës së Veriut (1980-1994) i cili fitoi admirimin e tifozëve gjatë Kupës së Botës 1982 dhe Guy Thys, drejtues i viteve të artë të Belgjikës (1976-1989).

Related posts

VENDI I TRETË NË RENDITJE/ Elliott ka gati “super dhuratën” nëse Milani…

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ “Gjirokastritët” ndahen nga një pikë me Flamurtarin

Delo.autor

KËRKOHET NGA GJYSMA E EUROPËS/ Juventusi afër marrëveshjes me yllin e Fiorentinës

Delo.autor

Leave a Comment