Futboll Seria A

JUVENTUS/ Allegri: Dybalas i bëri keq krahasimi me Messin

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka pohuar se Paulo Dybalas i ka bërë keq krahasimi që ia bënë atij me yllin argjentinas, Lionel Messin.

Së fundmi sulmuesi argjentinas është duke u mbajtur në bankë të rezervistëve nga Allegri, transmeton Express.

“Krahasimi që ia bënë më herët këtë sezon ishte i dëmshëm për të”, ka thënë Allegri në konferencën për media të mbajtur sot.

“Fatmirësisht, ai është djalosh i mençur dhe e ka kuptuar këtë. Nuk mund ta krahasosh atë me të shenjtët e futbollit. Ata dy [Ronaldo dhe Messi] i kanë fituar 10 Topa të Artë mes vete, dhe Neymar është pranë nivelit të tyre. Paulo është ndryshe nga të tjerët, por këto krahasime e kanë dëmtuar. Nuk mund t’i bësh ato, sepse ai është 24-vjeçar dhe të tjerët i kanë fituar 10 topa të Artë”, ka shpjeguar ai.

Related posts

TITULLARËT MARRIN 100 MIJË LEKË SHPËRBLIM/ Egbonë e sulmojnë nga tribuna. Ja pikantet e sfidës Tirana-Flamurtari

Delo.autor

Trajneri i Koresë: Kishim përgatitur plan konkret për Gjermaninë, ja cili ishte

Sadik.Autor

Chelsea hyn në garë për sulmuesin anësor të Bordeaux, Malcom

Sadik.Autor

Leave a Comment