Futboll Seria A

Bonucci nxjerr bllof Chelsean dhe Manchester Cityn, agjenti konfirmon qëndrimin tek Milan

Leonardo Bonucci objektiv i Chelseat dhe Manchester Cityt për afatin kalimtar të janarit, sipas mediave të ndryshme ndërkombëtare, por agjenti i tij ka insistuar se mbrojtësi i Milanit nuk do të shkojë te asnjë skuadër.

Së fundmi Goal.com zbuloi se mbrojtësi italian po e konsideronte largimin nga “San Siro”, pasi duroi një fillim të tmerrshëm me “Kuq e zinjtë”.

Një marrëveshje në vlerë 40 milionë euro bëri që ai t’i bashkohej Milanit nga Juventusi gjatë verës, por projekti ambicioz nuk po del të jetë i suksesshëm pasi disa blerje të shtrenjta kanë dështuar t’i tregojnë cilësitë në skuadrën italiane.

E kjo ka nxitur edhe më shumë thashetheme për transferimin e tij nga Milani, me gjigantët e Premierligës Chelsean dhe Cityn si admiruese të mëdha të Bonuccit.

Megjithatë, largimi i tij në janar është hedhur poshtë nga agjenti i tij, Alessandro Lucci.

“Leonardo është lojtar i Milanit, dhe ka zgjedhur të luajë për Milanin, prandaj do të vazhdojë t’i ndjekë objektivat e kësaj skuadre”, ka thënë Lucci për Sky Sport Italia

Related posts

Trajneri NICA “shokon” me deklaratën e tij : Nuk është çudi të marrësh pikë në Korçë

Isa.Autor

“MESSI ËSHTË MBRESËLËNËS”/ Zbulohen fjalët që Modric i tha Messit kur ia dorëzoi “Topin e Artë”

Delo.autor

I MJAFTOJNË 6 MINUTA LOJË/ Pas një asist nga Morata, Canales ndëshkon Holandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment