Futboll Ligue 1 Sport

PSG e ka seriozisht, në sulm për “yllin” e Lazio, gati 100 milionë euro…

Shtohet lista e pretendentëve për Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori i Lazio, ëndrra dhe objektivi i Juventus, që i pëlqen edhe Manchester United, tanimë kërkohet me ngulm nga Paris Saint-Germain. Sipas asaj që shkruan “L’Eqiupe”, klubi francez dëshiron me çdo kusht të marrë futbollist serb, i cili i pëlqen trajnerit të ri Thomas Tuchel. Dilema e vetme ka të bëj me “fair-play financiar”.

Pra, jo vetëm Juventus dhe Manchester United. Edhe PSG hidhet në sulm për Milinkovic-Savic dhe presidenti i Lazio, Claudio Lotito, fërkon duart. Për “xhevahirin” serb pritet të paguhen plot 100 milionë euro, një shifër rekord për klubin bardhekaltër.

Dilema e vetme që ka lidhje me Parisin vjen nga shkeljet e vazhdueshme të “fair play financiar”, që mund ta detyrojnë UEFA ta dënojë. Nëse do të ndodh si zakonisht, që qeveria e futbollit europian do të mbyllë një sy, atëherë me ndihmën e Jorge Mendes, PSG do të punojë për blerjen e Milinkovic-Savic.

Related posts

ANALIZA/ Europiani autogola dhe penallti, si u shënuan 142 golat e “Euro 2020”-ës së rekordeve

Delo.autor

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Futbollistja shqiptare mbërrin në tapetin e kuq (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Joan Laporta zgjidhet presidenti i ri i Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment