Futboll Sport

Mesazhi i koduar i Kamzës, “kapen” me shkodranët dhe…

Koha e parashikimeve të sakta ka mbaruar te Kamza. Së fundmi ata kanë bërë një deklaratë, kjo nxitur nga deklarata e trajnerit të Vllaznisë, Ervis Kraja, që u bën thirrje shkodranëve të Laçit që ta mundin rivalin e shkodranëve për mbijetesë. Veç kësaj, ka një keqardhje të gjithanshme për rënien mundshme të Vllaznisë nga Superiorja. Edhe për këtë kanë diçka për të thënë te Kamza, ndërkohë që nuk ngurojnë edhe të “ngacmojnë”.

Nuk përmendin emra ekipesh, por logjikisht e kanë me Teutën. “Kamza është me meritë në këto pozita dhe pa dhurata si ndonjë rival”, shkruhet në një pjesë të deklaratës së bërë nga ana e klubit periferik të kryeqytetit, që luan ditën e shtunë kundër Laçit në shtëpi prej orës 16:00. Një fitore do t’u siguronte atyre matematikisht qëndrimin në Superiore dhe do tentojnë ta bëjnë diçka të tillë. Ndeshjen e fundit e luajnë ndaj Partizanit në transfertë dhe dëshira është e madhe që ta realizojnë objektivin që këtë fundjavë.

“Shikojmë në media vajtime dhe thirrje të ndryshme për Vllazninë. Jemi edhe ne në keqardhje për një skuadër me tradita në futbollin tonë, por që gara e tillë është, kush gabon ndëshkohet! Gabimet e Vllaznisë në menaxhim nuk mbulohen me propoganda mediatike. Megjithatë nuk jemi këtu për të analizuar Vllazninë. Shkodranët aty na kishin, në sheshin e burrave në mes të “Loro Boriçit”, por e pa e gjithë Shqipëria se nuk na mundi dot në fushën e blertë. E kur s’na mundi në fushën e blertë, padyshim s’mund të na mundi në media apo me anë të thirrjeve të dëshpëruara për kundërshtarët tanë. Kamza është me meritë në këto pozita dhe pa dhurata si ndonjë rival. Ndaj dhe opinioni sportiv mos bëjë të çuditurin për Vllazninë në këto momente, kur kjo situatë është e paralajmëruar prej kohësh. KF Kamza fton të gjithë tifozat në përkrahje të skuadrës dhe të jeni të bindur të gjithë se do të triumfojmë sërish! Para Kamza”, shkruajnë kamzalinjtë.

Related posts

SONDAZHI/ Tifozët e CHELSEA duan blerjen e ELSEID HYSAJT, SARRI e pret në…

Sadik.Autor

“MBËSHTES KLUBIN DHE CHAMPIONS LEAGUE”/ Trajneri Flick: European Super League është e dëmshme për…

Delo.autor

Rrëfehet Argjentinasi/ Messi: Kjo është gjëja që URREJ më shumë

Isa.Autor

Leave a Comment