Futboll Premier League Sport

Xherdan Shaqiri: Më vjen keq për tifozët, dhe klubin Stoke City pas…

Futbollisti i kombëtares zvicerane Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë të gjatë për Blick ku ka sqaruar përherë të parë dhimbjen që ndjen pas rënies nga Premiere League të Stoke City.

“Më vjen keq për tifozët, për klubin. Jam tepër i pikëlluar për personat që punojnë atje dhe që janë të lidhur me klubin,” tha Shaqiri duke shtuar se qëndrimi në Stoke është mësimi më i madh që ka marrë në jetë dhe uron që së ma parë të futet në Premiere League.

“Përgjegjësi për rënien nga kategoria kemi të gjithë – lojtarët, stafi dhe manaxhmenti,” tha ai.

Në lidhje me prishjen e klauzolës prej 14.5 milion eurosh dhe interesimit të Tottenhemit tani dhe Romës gjatë pushimeve dimërore, Shaqiri nuk ka dashur të komentojë por shtoi se kapitulli me Interin është i mbyllur.

Related posts

PO KALON PUSHIMET NË SENEGAL/ Sulmuesi i Liverpool kapet “mat” duke ngrënë… mango (FOTO)

Delo.autor

ANALIZA/ Pse jemi të dashuruar me Ajaksin, edhe pse Juventusi do të kualifikohet?

F.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Shkahtar. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment