Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Verstappen triumfon në Francë, Red Bull “leksion” strategjie Mercedes

Max Verstappen me Red Bull triumfoi sot në garën e Çmimit të madh të Francës në Formula 1, zhvilluar në pistën e Le Castellet. Holandezi, që korri suksesin e tretë sezonal, arriti të fitojë falë një strategjie më të mirë, duke parakaluar Lewis Hamilton me Mercedes xhiron e parafundit.

Britaniku u klasifikua i dyti, ndërsa në vendin e tretë u rendit makina tjetër Red Bull, ajo e Sergio Perez. Ai la pas makinën tjetër Mercedes, atë të Valtteri Bottas. Një garë e vendosur nga strategjia e ndryshme që ndoqën dy pilotët e kreut, holandezi me dy ndalesa e britaniku me një.

Hamilton mori që në fillim kreun e garës, por Verstappen arriti ta parakalojë fillimisht pas ndalesës së parë në bokse dhe më pas në xhiron e parafundit. Gomat e reja që kishte holandezi bënë diferencën në fundin e garës. Zhgënjen Ferrari, në një garë anonime, duke mos grumbulluar dot asnjë pikë, pasi Sainz u rendit i 11-ti, ndërsa Leclerc i 16-ti.

Mirë u paraqit në këtë garë makina McLaren, me Norris dhe Ricciardo në vendet 5-6. Në zonën e pikëve edhe dy veteranët Alonso e Vettel. Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Verstappen shkëputet 12 pikë në klasifikim ndaj Hamilton.

Related posts

KISHTE TEMPERATURË TË LARTË/ Ish-ylli i Partizanit përfundon në spital pas infektimit me COVID-19

Delo.autor

REALI SHTANGET NË “BERNABEU”/ Manchester City drejt çerekfinaleve

F.autor

DERBI I MERSEYSIDE/ Mbrojtja e Everton gabon, Salah nuk e fal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment