Europa League Futboll Sport

Finalja e Europa League, Simeone merr përgjigjen nga CAS

Atlético Madrid konfirmoi vendimin e CAS-it, i cili do të parandalojë Simeone-n që të ulet në stol, ku sot do të ulët gjermani Burgos në rolin e trajnerit. Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të jetë e takimi i dytë për trajnerin argjentinas që nuk do të jetë në pankinë. Ai u dënua nga UEFA pas takimit kundër Arsenal-it në Londër ku ofendoi gjyqtarin kryesor.

UEFA mori vendimin për të, duke mos e lejuar që të ulej në pankinë në ndeshjen e kthimit kundër londinezëve në Madrid. Ndërsa ai do të vuajë edhe sot këtë ndëshkim, pasi edhe CAS-i në Lozanë nuk e fali sjelljen e tij agresive që bëri në “Emirates”.

Related posts

LIVE Totenhem-Ajaks, Holandezët mbyllin pjesën e parë në avantazh

Delo.autor

Dasmë tek Real Madridi; Sergio Ramos dhe Pilar Rubio do të martohen (FOTO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Cikalleshi bëhet shkak për largimin e trajnerit te Konyaspor

Delo.autor

Leave a Comment