Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Ukrainasi refuzon Kukësin, ja paga e majme që kërkoi sulmuesi 24-vjeçar…

Drejtori sportiv, Pero Pejiç, gjatë kësaj merkatoje po has vështirësi për të afruar një qendërsulmues. Ndonëse më herët u hapën disa pista, ajo më e fundit e ukrainasit Denis Balanuk, duket se edhe kjo mundësi ka rënë përfundimisht.

Gazeta mëson se palët e kanë të vështirë të arrijnë në një konsensus financiar. Kukësi bëri një sforco ekonomike ku i ofroi deri në 7 mijë euro në muaj, duke shtuar edhe bonuset, por 24-vjeçari pranonte të vinte në Shqipëri vetëm për një pagë rreth 10 mijë euro në muaj.

Megjithatë, edhe golat e tij janë me “pikatore” dhe nuk dihet se sa do të ishte në gjendje të mbante gjithë peshën e majës së sulmit, ndonëse bëhet fjalë për një lojtar cilësor. Tani, bëhet akoma më e vështirë për të gjetur një “pykë”, por deri në fund të merkatos Pejiç do të vihet në kërkim të tij

Related posts

SPEKTAKËL në stërvitjen e Australisë, shikoni çfarë bëjnë lojtarët (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Basaksehir. Rezultati 4-1

Delo.autor

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I DOBËT I SUPERIORES/ Spikasin lojtarët e Tiranës, zhgënjejnë ata të Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment