Futboll Sport

Van Persie tregon se cili është stadiumi më i vështirë për të luajtur futboll…

Që kur Andy Gray bëri pyetje mitike: “Dakord që Messi është më i miri? Por a do të ishte më i miri në një natë të ftohtë nëntori, ditën e hënë, kundër Stoke?” stadium i kësaj skuadre “Bet365” është bërë një klishe. Çuditërish, sivjet Stoke u rendit në vendin e fundit të Premier League pasi ishte ekipi që mori më pak pikë në fushën e saj…

Gjithsesi, gjatë një interviste për shtypin holandez, ish-sulmuesi i Arsenal dhe Manchester United, Robin van Persie, i famshëm për golat e shënuar si kapiten i ekipit të Wenger dhe nën urdhërat e Ferguson, sjell në kujtesë fushën e Stoke, duke e etiketuar si më e vështira ku ka luajtur ndonjëherë…

34-vjeçari, që është rikthyer në vendlindje për ta mbyllur karrierën te Feyenoord, deklaroi: “Stoke City ka qenë skuadra më e vështirë për t’u ndeshur dhe stadiumi i tyre ka qenë më i vështiri për të luajtur. Ishte gjithmonë luftë. Kishte duele të forta fizike dhe dilje nga fusha i rraskapitur. Padyshim që stadiumi i Stoke ka qenë më i vështiri ku kam luajtur gjatë gjithë karrierës time.”

Related posts

U INFEKTUA ME COVID-19/ Lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares tonë, gati të kthehet në stërvitje

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sassuolo-Inter. Rezultati 1-2

Delo.autor

Arsene Wenger largohet nga Arsenal, Joachim Low pasuesi i tij i mundshëm

Q.Autor

Leave a Comment